Llogarite pagën
Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar në çdo hap të menaxhimit të financave tuaja. Nëse keni pyetje, kërkoni këshilla financiare, apo dëshironi të rezervoni një takim, na kontaktoni përmes kanaleve tona:
E ardhura nga Paga ALL/muaj | E ardhura e tatueshme ne ALL/muaj sipas niveleve | |
---|---|---|
0 – 50,000 | 0 – 50,000 | 0% |
50,001 – 60,000 | 0 – 35,000 | 0% |
35,001 – 60,000 | 13% të shumës mbi 35,000 lekë | |
60,001 – më tepër | 0 – 30,000 | 0% |
30,001 – 200,000 | 13% të shumës mbi 30,000 lekë | |
200,001 | 22,100 + 23% të shumës mbi 200,000 lekë |
–
Marrëdhëniet e Punës dhe Mbrojtja Ligjore
Punonjësit në Shqipëri janë të mbrojtur nga Kodi i Punës dhe një sërë ligjesh të tjera që garanton të drejtat dhe sigurinë e tyre në vendin e punës. Në praktikë, kjo përfshin të drejtat për pushime, leje vjetore, trajtimin e barabartë, dhe mbrojtjen nga largimi i padrejtë nga puna. Ligjet përcaktojnë se punonjësit nuk mund të largohen nga puna pa një arsye të ligjshme të përcaktuar në kontratë dhe pa një procedurë të ndjekur sipas ligjit.
Kohët e fundit, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe rritjes së kërkesave për punëtorë të kualifikuar, shumë kompani janë të detyruara të ofrojnë kushte më të mira dhe trajtim dinjitoz për të tërhequr dhe mbajtur punonjësit. Përveç përfitimeve ligjore, shumë punëdhënës kanë filluar të investojnë edhe më shumë në kushte të përmirësuara të punës, duke përfshirë paga më të larta dhe përfitime shtesë.
Kontributet e Sigurimeve Shoqërore për të Punësuarit dhe të Vetëpunësuarit
Për të punësuarit, kontributet e sigurimeve shoqërore janë të ndara në dy pjesë kryesore:
- 9.5% e pagës bruto mbahet nga paga e punonjësit.
- 15% e pagës bruto paguhet nga punëdhënësi.
Këto kontribute llogariten mbi pagën bruto, por nëse paga e një individi është më e lartë se 176,416 lekë, kontributet do të llogariten mbi këtë pagë maksimale të sigurueshme. Kjo nënkupton që, edhe nëse një individ fiton më shumë se kjo shumë, sigurimet shoqërore do të llogariten mbi kufirin e përcaktuar dhe jo mbi të ardhurat e tij totale.
Në rastin e të vetëpunësuarve, pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore është e barabartë me 23% të shumës 40,000 Lekë.
Kontributet e Sigurimeve Shëndetësore
Për sigurimet shëndetësore, kontributet janë të ndara në dy pjesë:
- 1.7% e pagës bruto mbahet nga paga e punonjësit.
- 1.7% e pagës bruto paguhet nga punëdhënësi.
Ndryshe nga sigurimet shoqërore, për sigurimet shëndetësore nuk ka një pagë maksimale mbi të cilën llogariten kontributet. Kjo do të thotë se për çdo shumë të pagës bruto, sigurimet shëndetësore do të vazhdojnë të llogariten mbi pagën totale, pa kufizime.
Për të vetëpunësuarit, kontributet e sigurimeve shëndetësore llogariten mbi dyfishin e pagës minimale, e cila është 80,000 lekë në vitin 2024. Kjo përkthehet në një kontribut prej 3.4% mbi këtë shumë.
Tatimi mbi të Ardhurat nga Punësimi (TAP)
Tatimi mbi të ardhurat personale llogaritet në bazë të një skeme progresive që hyri në fuqi më 1 qershor 2023. Kjo skemë llogarit tatimin mbi të ardhurat në mënyrë që individët që fitojnë më shumë, paguajnë një përqindje më të lartë të tatimeve.
Paga Bruto (ALL) | Tatueshme (ALL) | Norma e Tatimit |
0 – 50,000 | 0 – 50,000 | 0% |
50,001 – 60,000 | 35,000 – 60,000 | 13% mbi shumën mbi 35,000 lekë |
60,001 – 200,000 | 30,001 – 200,000 | 13% mbi shumën mbi 30,000 lekë |
Mbi 200,000 | Mbi 200,000 | 22,100 lekë + 23% mbi shumën që tejkalon 200,000 lekë |
Shembuj të TAP bazuar në skemën e re:
- Paga bruto 50,000 lekë: Tatimi mbi të ardhurat është 0 lekë.
- Paga bruto 100,000 lekë: Tatimi llogaritet kështu: (100,000 – 30,000) x 13% = 9,100 lekë.
- Paga bruto 250,000 lekë: Për pagat mbi 200,000 lekë, llogaritja bëhet: 22,100 + (250,000 – 200,000) x 23% = 33,600 lekë.
Shembuj të Llogaritjeve
Për të ofruar një pasqyrë më të plotë të llogaritjeve për pagat e ndryshme, më poshtë janë shembuj të detajuar të kontributeve dhe tatimeve:
Paga Bruto (lekë) | Sig. Shoq. Punonjës (9.5%) | Sig. Shoq. Punëdhënës (15%) | Sig. Shënd. Punonjës (1.7%) | Sig. Shënd. Punëdhënës (1.7%) | TAP (Skema e re) | Paga Neto (lekë) |
50,000 | 4,750 | 7,500 | 850 | 850 | 0 | 44,400 |
100,000 | 9,500 | 15,000 | 1,700 | 1,700 | 9,100 | 79,700 |
150,000 | 14,250 | 22,500 | 2,550 | 2,550 | 15,600 | 117,600 |
250,000 | 16,759 | 26,462 | 4,250 | 4,250 | 33,600 | 195,390 |
Puna në distancë dhe efekti në Shqipëri
Puna në distancë është bërë shumë më e zakonshme, veçanërisht pas pandemisë. Freelancer-at që ofrojnë shërbime për klientë të huaj duhet të marrin parasysh taksat dhe kontributet në vendin ku janë të regjistruar. Për shembull, një freelancer që fiton një freelancer që fiton 1,500 euro/muaj, duhet të paguajë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore bazuar në legjislacionin shqiptar, përveç shpenzimeve të tjera të lidhura me veprimtarinë e tij.
Duke qenë se për të vetëpunësuarit (freelancer-at) kontributet e sigurimeve shoqërore janë të barabarta me 23% të pagës bruto dhe sigurimet shëndetësore llogariten mbi 80,000 lekë, shpenzimet mujore janë si më poshtë:
- Kontributet e sigurimeve shoqërore: 23% mbi 40,000 lekë = 9,200 lekë (rreth 92 euro).
- Kontributet e sigurimeve shëndetësore: 3.4% mbi 80,000 lekë = 2,720 lekë (rreth 27 euro).
- Shpenzime administrative (fiskalizim, komisione bankare, ekonomist, etj.): 150 – 200 euro/muaj.
Në total, shpenzimet mujore për një freelancer që fiton 1,500 euro/muaj arrijnë në rreth 270 deri në 320 euro, përfshirë të gjitha kontributet dhe shpenzimet e tjera.